LAJMI I FUNDIT:

Paqe mes Lyonit dhe PSG-së

Paqe mes Lyonit dhe PSG-së
Foto: Olympique Lyonnais/Twitter

Lyoni dhe Paris Saint-Germain i kanë ndarë pikët 1-1 në kuadër të javës së 20-të në Ligue 1.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Lucas Paquetas, që u asistua prej Bruno Guimaraes.


Me këtë gol, përfunduan edhe 45 minutat e parë, derisa në të dytët ishte një shfaqje tjetër.

PSG e filloi mjaftë mirë, duke ushtruar presion të lartë ndaj vendasve, me çka edhe u shpërblyen.

Ishte minuta e 76-të, kur Thilo Kehrer pranoi një asistim nga Edouard Michut, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Pariseinët e dominuan këtë takim, mirëpo nuk ia dolën që në fund t’i marrin tre pikë, duke u ngushëlluar kështu me vetëm një.

Pas javës së 20-të, PSG gjendet në vendin e parë me 47 pikë, ndërsa Lyoni është në të 11-in me 25 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore