LAJMI I FUNDIT:

Paper Communications, ideator i veprës artistike “Adem Jashari”

Paper Communications, ideator i veprës artistike “Adem Jashari”

Vepra artistike “Adem Jashari”, dhurata e kompanisë vendore Fortesa Home për Kosovën është idejuar nga Paper Communications, kompani vendore e komunikimit dhe marketingut. Inaugurimi zyrtar i veprës artistike bëhet më 28 nëntor 2014 në ditlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Më 28 nëntor 2014, në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, nën organizimin e kompanisë Limak dhe z. Bekim Jashari, Kryeshef Ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, bëhet inaugurimi i veprës artistike “Adem Jashari”, dhuratë e kompanisë Fortesa Home për Kosovën.

Vepra artistike, e idejuar nga Paper Communications do të paraqesë madhështinë dhe heroizmin e Adem Jasharit dhe luftëtarëve tjerë të cilët jetuan për lirinë e popullit të Kosovës.

“Ideja ka qenë të përdorim portretin e Adem Jashari, një portret që është krijuar nga ne dhe që mund të jetë parë më herët në fushata të ndryshme të aeroportit. Qëllimi ka qenë të krijohet pamje që identifikohet me heroin tonë legjendar dhe në vepër janë paraqitur edhe vlerat tona autoktone kulturore të inkuadruara në formën e plisit, pjesë e kësaj vepreje. Në anën tjetër kemi edhe një pjesë me krahë simbolizues me anë të së cilës madhështohet kontributi i të gjithë atyre që kanë kontribuar për pavarësine vendit tonë”, thuhet nga zyrtarë të kësaj kompanie.

Vepra ka për qëllim të përfaqësojë mirënjohje dhe të paraqesë madhështinë dhe heroizmin e Adem Jasharit dhe luftëtarëve tjerë që janë flijuar për lirinë tonë dhe është ndërtuar falë një bashkëpunimi të ngushtë në mes kompanisë Paper Communications me familjen Jashari, me Limak Aeroportin e Prishtinës dhe me Fortesa Home që ka bërë punimin e kësaj vepre.

“Kjo nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin e ngushtë me familjen Jashari dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Deri sa një falenderim i veçantë është edhe për kompaninë Fortesa Homë që ka bërë të pamundurën që ky koncept të ndërtohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me materiale të jashtëzakonshme. Me fjalë tjera, falë këtij bashkëpunimi të mirëfilltë tani më kemi të materializuar në formë të plotë atë që paraprakisht është menduar.”, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie.