LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Norvegjia na dominoi shkaku i përgatitjes fizike

Panucci: Norvegjia na dominoi shkaku i përgatitjes fizike
Christian Panucci (Foto: Getty Images)

Christian Panucci u shfaq mjaft i qetë në përfundim të takimit miqësor me Norvegjinë.

Shqipëria humbi 1-0 në shtëpi në një ndeshje që trajneri italian ia la fajin përgatitjes fizike.


“E ndërruam dy herë formacionin, por herën e dytë për t’u bërë më të rrezikshëm. Gjithsesi, kemi bërë shumë pak për të fituar ndeshjen. Besoj se në këtë moment shumë lojtarë nuk janë mirë fizikisht dhe kjo u pa. Norvegjia bëri diferencë vetëm në aspektin fizik, pasi na dominoi”.

“E kemi nisur me 4-3-3 dhe në pjesën e dytë me 4-3-1-2, ndaj nuk e di çfarë ndeshjeje keni parë. Ky ishte ndryshimi i vetëm taktik”.

“Kemi krijuar shumë pak, sepse lojtarët nuk ishin mirë fizikisht, ndërsa dy prej tyre ishin debutues dhe nuk ia dolën. Morëm disa indikacione në këtë takim, qofshin pozitive apo negative”.

“Nuk është se kemi 200 lojtarë për të përzgjedhur. Gjithsesi kërkoj t’i mbështes dhe t’i ndihmoj. Gjithsesi, nëse do të ishim në formën e duhur, do të flisnim për një tjetër ndeshje”.

“Vura re që Ramadani bëri një ndeshje mjaft të mirë dhe Bare ka autoritet për të luajtur. Kuptova se jemi shumë të brishtë në mbrojtje, pasi Mavraj dhe Ajeti po luajnë shumë pak. Edhe minutat e pakta të Sadikut, ndikojnë në formën e tij”, ka thënë Panucci. /Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori