LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Duam ta mposhtim Norvegjinë sikurse Turqinë – Ramadani e Strakosha janë titullar, suksese Zhegrovës

Panucci: Duam ta mposhtim Norvegjinë sikurse Turqinë – Ramadani e Strakosha janë titullar, suksese Zhegrovës

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së kombëtares kuqezi ndaj Norvegjisë, e cila zhvillohet nesër (e hënë) nga ora 19:00.

Si gjithmonë, i drejtpërdrejtë në përgjigjet e tij, Christian Panucci befasoi jo pak në konferencën për shtyp para miqësores me Norvegjinë. Italiani shfaqi besim të plotë për Ramadanin, që do ta nisë ndeshjen titullar, ndërsa foli edhe për zgjidhje tjera, në portë, mbrojtje dhe sulm.

Të gjithë të gatshëm për Panuccin në stërvitjen e parë për Norvegjinë, fokusi përgatitja tekniko-taktike
Lexo po ashtu Të gjithë të gatshëm për Panuccin në stërvitjen e parë për Norvegjinë, fokusi përgatitja tekniko-taktike

Si është gjendja e grupit, çfarë e shqetëson?

Skuadra ka punuar mirë, me seriozitet. Është një moment i sezonit ku është e vështirë të lësh skuadrën ku luan dhe të përkushtohesh në kombëtare. Jemi gati për këtë miqësore dhe jam i bindur se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë.

A keni dilema rreth formacionit?

Nuk kam ndërmend të ndryshoj asgjë, kemi dëshirë ta mposhtim Norvegjinë, sikurse bëmë me Turqinë. Për të ardhmen dhe dy ndeshjet e qershorit kam një ide. Formacionin duhet t’ua them më parë lojtarëve, nuk do të ketë surpriza. U dëmtua Lilaj, do të luajë Ramadani. Është një i ri me personalitet. Jam i bindur se do të jetë lojtar shumë i rëndësishëm për formacionin. Ka lojtarë që nuk kanë luajtur, por unë u jap besimin tim, kërkoj një impenjim më serioz nga ana e tyre.

Ramadani: Ëndrra e fëmijërisë bëhet realitet
Lexo po ashtu Ramadani: Ëndrra e fëmijërisë bëhet realitet

E keni fjalën për Alijin…

Kam disa sulmues, të shohim kush do të luajë. Kam Alijin dhe Lenjanin për mbrojtjen. Do të vendos në mbrëmje, por idetë i kam të qartë.

Përveç Ramadanit, do të ketë minuta edhe për 5 të rinj të tjerë?

Kam 5 ndërrime në dispozicion, do të bëj ndërrimet e duhura. Ramadani ka stofin e liderit për të luajtur në kombëtare.

Ramadani pritet të debutoj si titullar te Kombëtarja 

Përshtypja juaj për Kristal Abazaj dhe të rinjtë e tjerë?

Abazaj është një lojtar që për të luajtur në këto nivele duhet të ketë një nivel më të lartë stërvitje. Në duelin një për një është shumë cilësor. Të shohim çfarë do të ndodhë gjatë ndeshjes.

Zhegrova ka shënuar dhe ka një reagim nga Federata e Kosovës…

Suksese Zhegrovës.

Panucci foli edhe për Zhegrovën

A ka lojtarë që mund të vijnë nga U-21?

Është Bare mbi të gjitha, bën pjesë nga ata 26 apo 27 lojtarë për eliminatoret e Evropianit.

Ndryshe nga De Biasi, duket se i jepni përparësi sulmit?

Unë nuk propozoj 4-3-3 nëse nuk e kam grupin. Mund të luaj edhe me skema të tjera, me një mbrojtje të palëvizshme. Sot po provojmë 4-3-3, por kam një skemë në kokë edhe për të ardhmen. Nëse nuk sulmon, nuk fiton. Nëse do ta luanim ndeshjen me Italinë me grupin që kam sot, jam i sigurtë që nuk do të humbisnim. Që kur e kam marrë drejtimin e Shqipërisë, skuadra e sotme është më e forta.

Balaj: Konkurrenca në Kombëtare na ka bërë mirë, Grezda e ka siguruar vendin në formacion
Lexo po ashtu Balaj: Konkurrenca në Kombëtare na ka bërë mirë, Grezda e ka siguruar vendin në formacion

Është skema sulmuese në funksion të Ligës së Kombeve?

Po, por kjo s’do të thotë asgjë. Nëse kundërshtari sulmon, do të mbrohemi, por sigurisht që do të sulmojmë.

Strakosha pritet ta nis si titullar

Në portë Strakosha apo Berisha?

Do të luajë Strakosha, kam folur me të dy. Berisha nuk ishte në gjendje të mirë. Në miqësoret e qershorit do të luajnë secili nga një ndeshje, pastaj për eliminatoret do të vendos se cili do të jetë titullar. Sigurisht që në këtë pozicion sforcohem shumë në vendimin e tim.

Keni lënë jashtë disa lojtarë si p.sh. Bashën…

Grumbulloj lojtarët që mendoj se i përshtaten idesë time të lojës. Kam folur me Bashën, por doja të provoja Ramadanin në atë rol. Sigurisht që nuk i është mbyllur porta. E njëjta gjë vlen për të gjithë. /Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori