LAJMI I FUNDIT:

Pamje të tjera të vullkanit në Islandë, aty ku llava e shpërndarë “gëlltiti” edhe disa shtëpi

Pamje të tjera të vullkanit në Islandë, aty ku llava e shpërndarë “gëlltiti” edhe disa shtëpi

Shtëpitë janë përfshirë nga zjarri në qytetin islandez të Grindavik pasi dy çarje vullkanike u hapën aty pranë.

Një vullkan në gadishullin Reykjanes shpërtheu në orët e para të së dielës, nga i cili është shpërndarë një llavë në qytetin e peshkimit.

Shpërthimi po rezulton të jetë “skenari më i keq” sipas një eksperti, me të gjithë popullsinë e qytetit duke u evakuuar, përcjell Telegrafi.


Pjesët e ndërtuara si “mbrojtje” pas një shpërthimi në dhjetor kanë ndalur pjesërisht llavën, por disa janë thyer.

Veç kësaj, rruga kryesore për në qytet është ndërprerë nga rrjedha e llavës.

Duke iu drejtuar kombit në një transmetim të drejtpërdrejtë të dielën në mbrëmje, presidenti i Islandës Gudni Johannesson u bëri thirrje njerëzve që “të qëndrojnë së bashku dhe të kenë dhembshuri për ata që nuk mund të jenë në shtëpitë e tyre”.

Ai tha se shpresonte se situata do të qetësohej, por se “çdo gjë mund të ndodhë”, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

Ndryshe, lëkundje të forta tërmeti i paraprinë shpërthimit të dhjetorit në sistemin vullkanik Svartsengi.

Në javët që pasuan, u ndërtuan mure rreth vullkanit për të ndryshuar rrjedhën e “shkëmbinjëve të shkrirë” nga Grindavik, shtëpia e rreth 4,000 njerëzve.

Zyra Meteorologjike Islandeze (IMO) tha se barrierat ishin thyer në disa vende, duke lejuar që llava të arrinte në qytet dhe më pas u dogjën shtëpi dhe ndërtesa.

Nuk kishte asnjë indikacion për ndërprerje të fluturimeve të brendshme apo ndërkombëtare pas shpërthimit. Fluturimet nga aeroporti i afërt Keflavik po funksiononin normalisht të hënën në mëngjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Forcat ukrainase godasin sistemin raketor rus që kushton 10 milionë dollarë

Forcat ukrainase godasin sistemin raketor rus që kushton 10 milionë dollarë

Evropa
Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Kroacia
Forcat izraelite hyjnë në Liban - duan çmontimin e bazave të Hezbollahut

Forcat izraelite hyjnë në Liban - duan çmontimin e bazave të Hezbollahut

Azia
Skena të tmerrshme nga India - ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave, raportohet për viktima

Skena të tmerrshme nga India - ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave, raportohet për viktima

Azia
Udhëheqësi i kurdëve foli papritur nga burgu: Fundi i luftës - kemi arritur qëllimin tonë, Turqia na njeh

Udhëheqësi i kurdëve foli papritur nga burgu: Fundi i luftës - kemi arritur qëllimin tonë, Turqia na njeh

Turqia
Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Amerika
Kalo në kategori