Pamje të rralla nga festimet e Guardiolës - duke tymosur e në disponim të mirë në momentin që City u shpall kampion

Janë publikuar pamje nga festa e Pep Guardiolës në momentin që Manchester City arriti të shpallej kampion.
Trajneri spanjoll e drejtoi skuadrën për titullin e tretë në drejtimin e tij në Ligën Premier.
Leicesteri e mposhti Manchester Unitedin në Old Trafford, dy xhiro më parë, duke e konfirmuar Cityn si kampion për edicionin 2020/21.
Guardiola ishte duke e ndjekur atë takim nga shtëpia e tij, e më pas edhe ka filluar festa e tij më persona të afërt.
Spanjolli shihet duke tymosur një cigare puro, e që natyrisht se kjo i ka befasuar paksa tifozët e Cityt.
Trajneri 50-vjeçar ende e kërkon triumfin në Ligën e Kampionëve dhe atë mund të arrij më 29 maj, atëherë kur takohet me Chelsan në finale. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































