LAJMI I FUNDIT:

Pamje rrëqethëse të zjarreve në Greqi, banorët e zonave bregdetare të detyruar të evakuohen

Pamje rrëqethëse të zjarreve në Greqi, banorët e zonave bregdetare të detyruar të evakuohen

Zjarrfikësit në resortet bregdetare të Greqisë janë duke luftuar me flakët prej ditësh, që po kërcënojnë të shkatërrojë zonat në jug të Athinës.

Ndërsa zjarrfikësit në Greqi përpiqen të shuajnë më shumë zjarre që kanë shpërthyer në mes të motit të nxehtë dhe të thatë, pamjet dramatike që qarkullojnë në internet tregojnë banorët e dëshpëruar duke përdorur zorrë uji në përpjekje për të shuar tokën e tharë në vendpushimet bregdetare në jug të Athinës.


Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në fshatrat në jug, perëndim dhe veri të Athinës, kryeqytetit grek, kurse autoritetet evakuuan dhjetëra të tjerë nga tre kampet e fëmijëve dhe një shtëpi të moshuarish.

Pamjet shqetësuese tregojnë gjithashtu kuajt që nxirren nga stallat e djegura ndërsa kafshët e tjera bërtasin nga frika ose dhimbja, transmeton Telegrafi.

Të martën, televizioni shtetëror tregoi imazhe të shtëpive dhe veturave të djegura në fshatrat bregdetare në juglindje të Athinës, ku ishin djegur rreth 7,400 hektarë tokë pyjore.

Ushtria greke ndihmoi përpjekjet e zjarrfikësve dhe shërbimeve të tjera të shpëtimit, kurse edhe Bashkimi Evropian gjithashtu ndihmoi. Ata dërguan katër aeroplanë zjarrfikës, gjë që u njoftua në faqen e internetit të bllokut të menaxhimit të krizave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori