LAJMI I FUNDIT:

Pallaska numëron rreziqet për Kosovën në rast të shfuqizimit të Gjykatës Speciale

Pallaska numëron rreziqet për Kosovën në rast të shfuqizimit të Gjykatës Speciale

Juristi Dastid Pallaska ka reaguar pas paralajmërimeve për shfuqizim të Gjykatës Speciale.

Ai në një shënim në Facebook ka thënë se edhe nëse Kuvendi e shfuqizon, LDK ose Lista Serbe përmes 10 nënshkrimeve, këtë çështje e dërgojnë pranë Kolegjit Kushtetues të Gjykatës Speciale, e cila mund ta shfuqizoj vendimin e Kuvendit.

Postimi i plotë i Pallaskës, pa ndërhyrje

Dëmi që mund të shkaktohet nga anulimi eventual i Gjykatës Speciale nuk kufizohet vetëm në përkeqësimin e raporteve të vendit me aleatët kyç.

Në rast se kalon vota për anulim të Gjykatës Speciale, së paku 10 deputetë mund të kërkojnë vlerësim kushtetues të vendimit të Kuvendit pranë Kolegjit Kushtetues të Gjykatës Speciale.

Po, po, vetë Gjykata Speciale do të vendos për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për anulimin e Gjykatës Speciale që do të mund të miratohej në Kuvend.

Kjo do të thotë se zhbërja e anulimit të Gjykatës Speciale është e sigurtë nëse dërgohet kërkesa për vlerësim të kushtetutshmërisë të vendimit të Kuvendit në Kolegjin Kushtetues të Gjykatës Speciale nga së paku 10 deputetë.

Vetëm LDK dhe Lista Serbe kanë mundësi reale të dërgojnë kërkesën për vlerësim kushtetues të ligjit për anulim të Gjykatës Speciale.

Në rast se kërkesa dërgohet nga LDK, ka rrezik të aktivizohet konflikti i ngrirë ndërmjet “krahut të paqes” dhe “krahut të luftës” që ka potencial të nxitë edhe trazira. Nëse kërkesa dërgohet nga Lista Serbe, ringjallet konflikti etnik përmasat e të cilit nuk do të kufizohen vetëm në Kosovë.

Rreziqet e lartpërmendura duket se po ju japin siguri iniciatorëve të anulimit të Gjykatës Speciale se ligji nuk do të dërgohet për vlerësim kushtetues.

Në rast se materializohen këto rreziqe nuk do të jemi vetëm vend i izoluar por vend i izoluar në konflikt të brendshëm.

Absurditeti më i madh është se në gjithë këtë tollovi do të harrohet se Gjykata Speciale u themelua për UÇK-në pikërisht nga eksponentët kryesor të UÇK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori