Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa Zonja e Vjetër dhe Arsenali kërkojnë shërbimet e tij.

Mediat spekulojnë se Topçinjtë kanë ofruar 24 milionë euro për 25-vjeçarin, porse kjo ofertë është shumë e vogël në krahasim me atë që kërkojnë Los Blancos. Nga ana tjetër, është thënë se Bianconerët do të ofrojnë rreth 30 milionë euro, por as kjo shifër nuk i pëlqen presidentit të Realit.


“Nëse Juventusi mendon të ofrojë 30 milionë euro për të, atëherë është më mirë të mos paraqiten fare, sepse nuk do të mjaftojnë”.

“Megjithatë, ne akoma nuk kemi marrë asnjë ofertë për Gonzalon, as nga Juventusi”, ka deklaruar Perez për Mediaset. /Telegrafi/

telegrafi sport app