LAJMI I FUNDIT:

Më pak donacione, më shumë mjete nga buxheti shtetëror, parashikojnë ndryshimet në Ligjin për financimin e partive politike në Maqedoni

Më pak donacione, më shumë mjete nga buxheti shtetëror, parashikojnë ndryshimet në Ligjin për financimin e partive politike në Maqedoni

Të zvogëlohen donacionet nga personat fizik dhe juridik, ndërsa të shtohen mjetet nga buxheti është një nga propozimet e grupit të punës për ndryshimet në Ligjin për financimin e partive politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se ata janë ‘për’ këto ndryshime dhe kërkojnë mënyrë që të dhënat për financimin të jenë të hapura për publikun. Nga OBRM-PDUKM heshtin,ndërsa nga BDI thonë se partitë janë të dakorduara për zgjidhje të re ligjore, por ka dallime në metodoligji.


Agjencia kundër korrupsionit thotë se nuk është e rëndësishme vetëm sjellja e ligjit të tillë, por zbatimi i tij, pasi që rikujtojnë për një sërë parregullsi në finasimin e partive politike që ndër vite kanë mbetur pa u sanksionuar.

Në raportin e BDI-së si donatorë shfaqen “Posta e Maqedonisë”, komuna Likovë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, “Hekurudhat e Maqedonisë” dhe FSPIOM. Nga kjo parti arsyetohen se mjetet nuk janë nga institucionet në fjalë, por nga funksionarë të partisë që punojnë në këto institucione.

Ka dyshime edhe për fondet e OBRM-PDUK-së, të cilët për një vit kanë mbledhur 908.000 euro.
LSDM ka mbledhur 34.000 euro gjatë vitit 2017, ku shuma më e lartë e dhuruar është 100 mijë denarë.

Argumentet që mbështesin finasimin publik të partive politike janë se kjo mënyrë e punës do të nxisë nivel më të lartë të demokracisë dhe se finasimi me mjete të buxhetit shtetëror ul nevojën për kthim të shërbimeve nga partitë ndaj dhuruesve të shumave më të larta të mjeteve, gjë që ul edhe mundësinë për korrupsion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori