LAJMI I FUNDIT:

Pajaziti: Ka gatishmëri për vendimmarrje për Demarkacionin

Pajaziti: Ka gatishmëri për vendimmarrje për Demarkacionin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, nuk e di se a e rrezikon koalicionin qeverisës mos gjetja e një zgjidhjeje për demarkacionin, por tha se tash ka një gatishmëri për vendimmarrje.

“Qeveria e kaluar kishte një periudhë sfidash që nuk lidheshin vetëm [me demarkacionin], por kjo kulmoi, edhe nuk shihej ndonjë dritë afër që të bëjë zgjidhje”, tha Pajaziti në Info Magazine të Klan Kosovës.


“Mendoj që tash do të ketë një gatishmëri për vendimmarrje,  do të ketë një vullnet politik”.

Për më tepër, Pajaziti pohoi se më së shumti i intereson marrja e vendimeve, dhe pret që në ditët e fundit të ketë gjëra pozitive.

“Nuk di a do të jenë zgjedhjet një çelës sepse gjithmonë për ta arritur një qëllim duhet të dihet saktë se ku duhet të shkohet”.

“ Më shumë se sa kaq jam interesuar që të ketë një vendimmarrje. Kjo konjukturë politike tash duhet t’ju japë qytetarëve atë që ka marrë përgjegjësi në zgjedhjet e vitit të kaluar. Mendoj që pavarësisht vonesave, zhagitjeve, këto ditë, këto javë të fundit do të kemi gjëra pozitive”, tha ai.

Pajaziti tha se nuk mund ta dijë se a e rrezikon demarkacioni edhe këtë qeveri, por përfundoi se nuk janë zgjedhjet gjithmonë zgjidhje.