LAJMI I FUNDIT:

Paguhet dënimi për shitjen e hithërave dhe marullave

Paguhet dënimi për shitjen e hithërave dhe marullave

Janë mbledhur paratë e mjaftueshme për të paguar dënimin prej 150 euro që gjykata i kishte shqiptuar tregtarit Millorad Georgievski, transmeton Telegrafi.

Aksioni për të mbledhur paratë e nevojshme nisi në rrejtet sociale pas lajmeve të TV Telma, ku u bë e ditur se Milloradi ishte dënuar për shitje të disa tufave të hithërave dhe marullave, nga të cilat ai siguronte mbijetesën e familjes së tij.


Pas mbledhjes së parave, është paguar edhe dënimi prej 150 eurove, të cilat Gerogievski nuk kishte mundësi t’i paguante pasi që penzioni i tij ishte më i ulërt./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Dënohet një tregtar në Maqedoni për shitje të hithërave dhe marullave