LAJMI I FUNDIT:

I paguanin punëtorët shqiptarë 5 euro për orë, arrestohen tre italianët për shkelje të ligjeve të punës

I paguanin punëtorët shqiptarë 5 euro për orë, arrestohen tre italianët për shkelje të ligjeve të punës

Karabinierët italianë në kuadër të operacionit “Agri Jobs” kanë arrestuar tre shtetas italianë sepse të njëjtit kishin ndërmjetësuar në punësimin e paligjshëm të shqiptarëve dhe rumunëve.

Këtë mëngjes (e mërkurë), Karabinierët e Firencës arrestuan në krahinat e Perugia, Verona dhe Padova 3 persona pasi të njëjtin ishin akuzuar për veprën penale të ndërmjetësimit të paligjshëm dhe shfrytëzimin e punëtorëve në kushte të rënduara nga dhuna, kërcënimi dhe keqtrajtimi, si dhe duke përfituar nga gjendja e rëndë ekonomike e punëtorëve (kryesisht rumunë dhe shqiptarë).


Hetimet janë zhvilluar që nga data 7 nëntor 2017 kur një shtetas rumun kishte humbur jetën duke punuar në një fshat të Firencës.

Paga e punëtorëve shkonte nga 4-5 euro për orë, e cila ishte në kundërshtim me ligjet e punës në Itali.

Njëri prej të arrestuarve ishte përgjegjës për menaxhimin e dy korporatave dhe poashtu mbikqyrte dy ndërtesa ku të punësuarit edhe banonin.

Personi tjetër koordinonte rekrutimin e punëtorëve nga Rumania dhe Shqipëria dhe kujdesej për vendosjen e tyre në Itali, pagesat, shmangien e tatimeve dhe poashtu kujdeset për të evituar kontrollet e inspekcionit.

Punëtorët që i sillnin nga Shqipëria dhe Rumania ata i shfrytëzonin për punë në bujqësi dhe ndërtimtari kryesisht në rajonet Toskana dhe Veneto, ndërsa kishte raste kur i dërgonin edhe në Zvicër, përcjell Telegrafi.

Karabinierët zbuluan se punëtorët kishin nevojë për punë dhe ishin në gjendje jo të mirë ekonomike, prandaj ata pranonin të punonin për 5 euro në orë dhe deri në 11 orë në ditë, por kishte raste kur atyre nuk u jepej paga e plotë apo me kohë për punët që kryenin.

Punëtorët e vendosur në ndërtesat e siguruara nga padronët e tyre jetonin në kushte jo të mira higjienike-sanitare dhe po ashtu paguanin edhe qiranë.

Disa punëtorë detyroheshin të qëndronin në punë edhe pa vullnetin e tyre deri ne përfundim te sezonës, përndryshe nuk mund të merrnin pagesat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori