eksperti ad

Ndërsa në shumicën e qyteteve të Shqipërisë temperaturat janë të larta, në Elbasan një stuhi me shi dhe erëra të forta përfshiu qytetin mesditën e së premtes duke shkaktuar problematika në disa zona.

Dy pemë janë rrëzuar dhe disa degë, ndërkohë që edhe një shtyllë tensioni të mesëm pësoi dëmtim.


Ekipet përkatëse ndërhynë për marrjen e masave, largimin e pemëve të rrëzuara si dhe për shtyllën e dëmtuar.

Stuhia zgjati vetëm pak minuta. Nuk dihet ende nëse stuhia ka përfshirë edhe zonat bujqësore.