Paguan me bitcoin për të vrarë të dashurin


Një grua italiane, e cila jeton në Danimarkë, ka urdhëruar një vrasje në mars, duke transferuar 4.1 bitcoin, që atëherë kishte vlerën 3 mijë funte.
Ajo kishte paguar një vrasës për të vrarë të dashurin e saj, njoftoi gjykata.
Mediat daneze raportojnë se gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, është dënuar me gjashtë vjet burg dhe u dëbua nga Danimarka, ku kishte jetuar për 30 vjet.
Bitcoin mund të bartet në mënyrë elektronike në mes përdoruesve pa një ndërmjetës, si një bankë, duke e bërë potencialisht tërheqës për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të paligjshme. /kp
Nga
Telegrafi
18/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































