LAJMI I FUNDIT:

Pacienti sulmon fizikisht mjekun në QKUK

Pacienti sulmon fizikisht mjekun në QKUK

Një pacient ka sulmuar fizikisht një mjek në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Specializanti i ortopedisë Dr. Bujar Gashi është sulmuar fizikisht nga pacienti derisa ishte duke kryer shërbimin në Klinikën Emergjente në QKUK.


Gashi ka treguar se pacienti është paraqitur në dhomën e ortopedisë me një lëndim në këmbë.

“Ka ardh një pacient i lënduar në pjesën e poshtme të këmbës. Infermierja i ka thënë shko tek ortopedi për ta shkruar rëntgenin. Pasi ka ardh te unë ia mora emrin dhe mbiemrin dhe i thash shko në katin e dytë për ta bërë rëntgenin. Ai mu drejtua: pse doktor po më maltreton. I thash kjo është rregulli dhe procedura. Ai më shajti dhe me fyjti pastaj dhe filloj me mu vërsul. Unë dola në korridor dhe ai më sulmoi me telefon. Pastaj ka ndërhyrë policia dhe sigurimi dhe gjithçka është regjistruar në kamerat e sigurisë”, ka rrëfyer Gashi, për Gazetën Shneta.

Ai e ka quajtur të turpshme dhe të papranueshme sulmin ndaj tij.

“Kjo është e turpshme, është bërë modë me i sulmua mjekët. Kjo është e papranueshme dhe rastin do ta raportoj edhe në Odën e Mjekëve”, ka deklaruar Gashi.

Mjeku ka bërë të ditur se me rastin tanimë është duke u marr Policia e Kosovës.

Ky është rasti i dytë i sulmit ndaj mjekut brenda një muaji, pas atij që ndodhi në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt kur mjeku u sulmua nga familjarët e pacientit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori