LAJMI I FUNDIT:

Pa gola pas 45 minutave të para në derbin britanik

Pa gola pas 45 minutave të para në derbin britanik

Nuk ka sjell gola pjesa e parë në derbin britanik mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj skoceze.

Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin legjendar Wembley ka sjell rivalitet të madh mes dy ekipeve përfaqësuese, por jo edhe gola.


Gjithsesi rastin më të mirë në këtë ndeshje e kishte mbrojtësi anglez John Stones, kur në minutën e 11-të goditi shtyllën me kokë.

Edhe skocezët krijuan dy mundësi shënimi, por që pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë.

Gjithsesi pjesa e parë përfundoi pa fitues, derisa 45 minutat e fundit pritet të jenë të zjarrtë. /Telegrafi/