LAJMI I FUNDIT:

Ozzy Osbourne anulon të gjitha shfaqjet, nuk do të jetë më në turne për shkak të gjendjes shëndetësore

Ozzy Osbourne anulon të gjitha shfaqjet, nuk do të jetë më në turne për shkak të gjendjes shëndetësore
Ozzy Osbourne

Ozzy Osbourne njoftoi anulimin e shfaqjeve të tij të ardhshme dhe tha se karriera e tij në turne ka mbaruar për shkak të problemeve shëndetësore.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, 74-vjeçari tha se kishte një aksident të madh katër vjet më parë, në të cilin dëmtoi shtyllën kurrizore dhe se nuk mund të përballojë më udhëtimin e kërkuar për një turne.


“Qëllimi im i vetëm gjatë kësaj kohe ka qenë të rikthehem në skenë”, tha ai. “Zëri im është mirë. Megjithatë, pas tre operacioneve, trajtimeve me qeliza staminale, terapisë fizike të pafundme dhe më së fundi trajtimi novator Cybernics (HAL), trupi im është ende i dobët fizikisht”.

Ozzy Osbourne (Foto: Getty Images)

Gjatë karrierës së tij – e cila filloi si anëtar i grupit novator “Black Sabbath”, Osbourne fitoi çmimet ‘Grammy’ si për punën e tij solo, ashtu edhe si pjesë e grupit, të cilin e la në vitin 1978.

Të gjitha lajmet nga Ozzy Osbourne
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ozzy Osbourne

Turneu i tij lamtumirës evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar ishte caktuar të fillonte në Helsinki, Finlandë në maj.

Ozzy Osbourne (Foto: Getty Images)

Legjenda ka pësuar një sërë pengesash shëndetësore vitet e fundit, duke zbuluar diagnozën e tij të Parkinsonit në janar 2020, duke kontraktuar COVID-19 në prill 2022 dhe duke iu nënshtruar një operacioni dy muaj më vonë.

Ai e përfundoi deklaratën duke falënderuar familjen e tij, grupin, ekipin, miqtë e tij prej kohësh dhe fansat “për përkushtimin, besnikërinë dhe mbështetjen e tyre të pafundme dhe që më dhanë jetën që nuk e kisha ëndërruar kurrë se do ta kisha”. /Telegrafi/

Ozzy Osbourne (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori