LAJMI I FUNDIT:

Oxlade-Chamberlain ia dedikon triumfin edhe ish-klubit të tij, Arsenal

Oxlade-Chamberlain ia dedikon triumfin edhe ish-klubit të tij, Arsenal
Alex Oxlade-Chamberlain (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Alex Oxlade-Chamberlain ua ka dedikuar në njëfarë formë triumfin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve edhe tifozëve të Arsenalit.

Mesfushori anglez nuk luajti në finalen që The Reds e fituan 2-0 ndaj Tottenham Hotspurit, me golat e Mohamed Salahut dhe Divock Origit, pasi nuk ka shumë ditë që është rikthyer nga lëndimi që e la jashtë për një sezon.


Ai kishte pësuar lëndim në gju në sezonin e kaluar, duke mos arritur të rikuperohet deri në fund të këtij sezoni që lamë pas.

Mesfushori anglez u transferua te Liverpoolit para dy sezonesh për shumën e 40 milionë eurove, ndërsa është shprehur tejet i lumtur që e ka fituar Ligën e Kampionëve, por edhe që nuk i la Spursat – rivalët e qytetit të Arsenalit – që ta fitojnë trofeun.

“Si një ish-topçinj e dimë se sa e rëndësishme është kjo gjë për Arsenalin”, ka thënë Oxlade-Chamberlain, duke bërë me dije se Tottenhami nuk duhej ta fitonte Ligën e Kampionëve, pasi as Arsenali deri më tani nuk e ka fituar.

Festa e Liverpoolit në rrugët e Anglisë pas triumfit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Festa e Liverpoolit në rrugët e Anglisë pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Topçinjtë kishin shansin që ta fitonin në këtë sezon Ligën e Evropës, por në finalen që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit, u mposhtën në mënyrë të turpshme nga Chelsea 4-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori