LAJMI I FUNDIT:

Oxlade-Chamberlain bashkohet me Liverpoolin, Klopp e pret me përqafime lojtarin (Foto/Video)

Oxlade-Chamberlain bashkohet me Liverpoolin, Klopp e pret me përqafime lojtarin (Foto/Video)

Alex Oxlade-Chamberlain është takuar më shokët e rinj te Liverpooli, ndërsa ka takuar edhe trajnerin e ri të tij, Jurgen Klopp.

Anglezi erdhi për herë të parë në qendrën stërvitore të klubit, pasi luajti për Tre Luanët në dy ndeshje.


Ai erdhi për shumën e 40 milionë funteve edhe pse kishte ofertë edhe nga Chelsea.

Oxlade-Chamberlain  u prit nga Jurgen Klopp me tu futur në ambientet e klubit, ku nuk mungoi as përqafimi i gjermanit.

Ai erdhi në klub së bashku me Georgino Wijnaldum, ku Klopp i përqafoi të dy.

Oxlade-Chamberlain sot zhvilloi edhe stërvitjen e parë me klubin e ri, ndërsa mund të debutojë në fundjavë ndaj Manchester Cityt.

Oxlade-Chamberlain hëngri edhe mëngjes bashkë me shokun e skuadrës Jordan Henderso.

“Pas gjashtë viteve, ku fitova tri  FA Kupa dhe memorieve të jashtëzakonshme erdhi largimi nga Arsenali”, kishte shkruar para disa ditësh Oxlade-Chamberlain. /Telegrafi/