LAJMI I FUNDIT:

Owen thotë se Liverpooli është ende ‘skuadra më e mirë’ në Evropë, Ferdinand i përgjigjet në mënyrë epike

Owen thotë se Liverpooli është ende ‘skuadra më e mirë’ në Evropë, Ferdinand i përgjigjet në mënyrë epike

Michael Owen ka pohuar në mënyrë sensacionale se Liverpooli është ende ‘skuadra më e mirë në Evropë’ pavarësisht humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.

Liverpooli pësoi një humbje dërrmuese 1-0 ndaj Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma në Stade de France të Parisit.


Por, humbja nuk e ka penguar reputacionin e Liverpoolit si klubi më i mirë në Evropë, sipas Owenit, i cili beson se ata janë ende ekipi numër një në Evropë.

Pamje nga festa e çmendur e Real Madridit në zhveshtore pas triumfit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Pamje nga festa e çmendur e Real Madridit në zhveshtore pas triumfit në Ligën e Kampionëve

“Liverpool është ende ekipi më i mirë në Evropë”, ka thënë Owen pas ndeshjes për BT Sport.

Kolegu ekspert dhe legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, nuk hezitoi t’i përgjigjet në mënyrë epike mikut të tij, Owen.

“Si mund t’i quash ata skuadrën më të mirë në Evropë nëse humbën ligën dhe finalen e Ligës së Kampionëve në dy javët e fundit?”, tha Ferdinand.

Skuadra e Kloppit humbi titullin e Ligës Premier ndaj Manchester Cityt fundjavën e kaluar dhe, natyrisht, Ligën e Kampionëve nga Reali të shtunën mbrëma.

Megjithatë, ata e mbyllin sezonin 2021/22 me Kupën EFL dhe FA Cup, pasi kanë luftuar në katër fronte këtë sezon. /Telegrafi/