LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Rajoni pret shumë nga kryesimi i Kroacisë me BE-në

Osmani: Rajoni pret shumë nga kryesimi i Kroacisë me BE-në

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim pune me Ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në vend, Nives Tiganj. Takimi i sotëm realizohet menjëherë pas marrjes së kryesimit të djeshëm me Këshillin e BE-së nga ana e Kroacisë e cila do të kryesojë gjashtë muajt e ardhshëm.

“Urime për pozitën tuaj të re si Ambasadore e Kroacisë mike, në vend. Vërtetë periudhë kyçe në të cilën merrni funksionin, për çka shpresoj se do të mund ta shënojmë edhe si periudhë historike për vendet tona, në veçanti për integrimet tona evropiane”.


“Republika e Kroacisë vazhdimisht ka shprehur mbështetje të qartë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në përgjithësi, mbështetje për historinë evropiane të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Zëvendëskryeministri, duke mos i fshehur pritjet e gjithë rajonit nga kryesimi i Kroacisë me Unionin.

“Pritjet me të vërtet janë të mëdha, dhe ne jemi të vetëdijshëm se Kroacia do ti bëj të gjitha përpjekjet që ta mbajë procesin e zgjerimit lartë në agjendën e BE-së, si pjesë e mbështetjes në përgjithësi drejt rajonit, që tani më e konfirmuar me Samitin e paralajmëruar të BE-së në maj, tematikisht të përkushtuar për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Osmani.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit riafirmuan mbështetjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, për çka shprehën besim se do të vazhdojnë të zhvillohen pozitivisht edhe në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori