LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Po rishikojmë legjislaturën, në mënyrë që shteti ta menaxhojë në plotni këtë krizë

Osmani: Po rishikojmë legjislaturën, në mënyrë që shteti ta menaxhojë në plotni këtë krizë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e vizitoi sot Ministrinë e Infrastrukturës, për t’u informuar mbi hapat të cilët kjo ministri po i ndërmerr për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë, si dhe veprimet të cilat institucionet e Republikës, përfshirë Kuvendin, mund t’i ndërmarrin për menaxhimin e mëtejmë të saj, sidomos pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas komunikantës së lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, Abdixhiku e njoftoi kryetaren për veprimet e deritashme të kësaj ministrie, me theks të veçantë për transportin që ata po organizojnë për kthimin e bashkatdhetarëve tanë, të cilët përkohësisht janë jashtë vendit dhe të cilët duan të kthehen në vend.


Osmani nënvizoi përkushtimin e Kuvendit që, në pajtim edhe me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, të punojë ngushtë me ministritë dhe komunat e vendit që t’i identifiko jë dhe t’i bëjë ndryshimet e nevojshme për amandamentimin e legjislacionit të nevojshëm, për t’iu përshtatur situatës së krijuar, në mënyrë që shteti të mund ta menaxhojë në plotni këtë krizë.

Kryetarja Osmani ia përcolli ministrit Abdixhiku kërkesën e disa komunave, posaçërisht të komunës së Gjilanit dhe të Vushtrrisë, që, në rast shkurtimesh eventuale të investimeve kapitale, të mos preken projektet që ndërlidhen me furnizimin me ujë të pijshëm, duke ditur që këto komuna përballen me vështirësi në sigurimin e këtij burimi të domosdoshëm për jetën dhe rëndësinë që sigurimi i ujit ka jo vetëm për jetën e qytetarëve, por dhe për luftimin e pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli flet në Hagë: Gjykimi të bëhet në kohë të arsyeshme, të mos cenohet besimi i popullit të Kosovës

Kadri Veseli flet në Hagë: Gjykimi të bëhet në kohë të arsyeshme, të mos cenohet besimi i popullit të Kosovës

Drejtësi
Qeveria e re e Maqedonisë drejt formimit, kryetari i Kuvendit pritet të jetë shqiptar

Qeveria e re e Maqedonisë drejt formimit, kryetari i Kuvendit pritet të jetë shqiptar

Lajme
Rezulton i zhdukur tash e disa ditë, policia thotë se rasti i Gëzim Trakaniqit ka kaluar tek krimet serioze rajonale

Rezulton i zhdukur tash e disa ditë, policia thotë se rasti i Gëzim Trakaniqit ka kaluar tek krimet serioze rajonale

Lajme
Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?

Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?

Lajme
LVV thotë se pishina e Gërmisë po u jepet

LVV thotë se pishina e Gërmisë po u jepet "dostave", Komuna e Prishtinës mohon akuzat

Lajme
Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave

Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave

Lajme
Kalo në kategori