LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Nëse nuk merret data nga BE, do të ketë pasoja mbi marrëveshjen

Osmani: Nëse nuk merret data nga BE, do të ketë pasoja mbi marrëveshjen

Zv.kryeministri për Euro-integrime Bujar Osmani, thekson se nëse nuk merret data për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE, do të ketë shqetësim, por edhe pasoja në zbatimin e marrëveshjes dhe çështjen e referendumit.

Në një intervistë për gazetën greke “Realnews”, Osmani tha se përderisa në samitin e radhës të BE-së nuk sillet vendim për fillimin e bisedimeve do të dëshpërohen të gjithë që kanë marrë pjesë në procesin e zgjidhjes së emrit nga të dy palët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Sigurisht se dëshpërimi do të jetë hap i madh pas në zbatimin e marrëveshjes, duke vendosur në rrezik edhe daljen në referendum. Vendi jonë është partner i rëndësishëm i BE-së në fushën e sigurisë, menaxhimin e krizës së emigrantëve dhe kërcënimeve terroriste, ndërsa vonimi i perspektivës evropiane mund të shkaktojë regres në këto fusha”, tha Osmani.

I pyetur për referendumin për marrëveshjen me Greqinë, Osmani u shpreh i bindur se do të ketë sukses./Telegrafi/