LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Në futboll ndodhin befasitë, Shkëndija duhet të shpresojë

Osmani: Në futboll ndodhin befasitë, Shkëndija duhet të shpresojë
Qatip Osmani (Foto: KFShkendija.com)

Trajneri i Shkëndijës ka thënë se skuadra e tij duhet të shpresojë në befasi në ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Maqedonisë pësoi me rezultat 3-0 në takimin e parë në Austri, prandaj ka një mision shumë të vështirë në Shkup.


Qatip Osmani dhe Visar Musliu (Foto: KFShkendija.com)

“Edhe pse kemi rezultat negativ nga ndeshja e parë dhe përkundër diferencës së thellë neve në Shkup kemi të drejtë të shpresojmë”.

“Megjithatë, ne duhet të përgatitemi për një paraqitje sa më të mirë. Në futboll ndodhin befasitë, kështu që Shkëndija nesër do të jetë maksimalisht e mobilizuar dhe e angazhuar për të treguar lojën më të mirë të mundshme”.

Lajmet për Shkëndijën
Lexo po ashtu Lajmet për Shkëndijën

“Mund të kemi ndryshime të vogla në formacion, problemi i vetëm është lëndimi që pësoi Murati në takimin me Vardarin”.

Qatip Osmani (Foto: KFShkendija.com)

“Gjithsesi në këtë moment gjithë vëmendja jonë është për sfidën me Red Bull Salzburgun, ndërsa pas takimit do të shikojmë se në çfarë drejtimi do të duhet të mendojmë për të ardhmen”, ka thënë Osmani në konferencën për shtyp.

Shkëndija tashmë e ka shkruar historinë duke arritur deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Nëse kualifikohet tutje, do të luajë në ‘play-off’ për fazën grupore të garës më të madhe evropiane (kundër Crvena Zvezdas ose Spartak Trnavas), ndërsa në rast të eliminimit do të luajë në Europa League (kundër Cork ose Rosenborg). /Telegrafi/