LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Meredov: Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës së OSBE-së në Ashgabat dhe institucioneve shtetërore sjell përfitime për banorët e Turkmenistan

Osmani-Meredov: Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës së OSBE-së në Ashgabat dhe institucioneve shtetërore sjell përfitime për banorët e Turkmenistan

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Turkmenistan kishte takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Rashid Meredov, me të cilin mbajti edhe pres konferencë të përbashkët. Siç theksoi Osmani, në takimin me Merodov biseduan për tema me interes të përbashkët lidhur me OSBE-në, ndërsa iu referuan edhe çështjeve rajonale që prekin Turkmenistanin dhe rajonin më të gjerë të OSBE-së, njoftojnë nga MPJ.

“OSBE-ja kalon në periudhë turbulente. Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon ta kërcënojë stabilitetin e rajonit të OSBE-së në përgjithësi, duke shkaktuar para se gjithash vuajtje të mëdha njerëzore. Kjo jo vetëm që e kërcënon punën e OSBE-së, por edhe ka ndikim të fuqishëm në vendet tona duke lënë pasoja të rënda socio-ekonomike për njerëzit”, theksoi Osmani.


Rajoni i Azisë Qendrore, theksojnë nga MPJ, sërish është i prekur edhe nga paqëndrueshmëria ekonomike dhe sociale në Afganistan, edhe një situatë tjetër që kërkon reagim të përbashkët në kuadër të OSBE-së për të zbutur rreziqet, tha Osmani.

“OSBE-ja vazhdon të shërbejë si platformë unike për dialog dhe do të vazhdojë t’i mbështesë vendet pjesëmarrëse në ballafaqimin me këto ndikme përmes Kornizës për veprim të OSBE-së si përgjigje e implikimeve nga situata në Afganistan për rajonin e OSBE-së”- theksoi Osmani në pres konferencë.

Osmani dhe Meredov, shtojnë nga atje biseduan edhe për ndihmën që Trukmenistani e merr përmes Qendrës së OSBE-së në Ashgabat për ta ndihmuar vendin në luftën kundër korrupsionit, menaxhimin e sigurisë kufitare në drejtim të ballafaqimit efektiv të sfidave ndërkufitare, ndihmës së grupeve të ndjeshme, veçanërisht ndihmës për të luftuar dhunën me bazë gjinore./Telegrafi/

Rajoni i Azisë Qendrore është një nga rajonet kyçe të OSBE-së dhe programi i kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Organizatën në vitin 2023 i kushton vëmendje të madhe rreziqeve me të cilat ballafaqohet ky rajon./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori