Një shtetas i Serbisë është ndaluar në kufirin e Merdares për një kontroll rutinor ku janë hasur materiale me mbishkrim nxitës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:25.


Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë.

“PKK Merdarë 11.05.2026-16:25. Raportohet se në hyrje nga Serbia është ndaluar për kontroll vetura me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë”, thuhet në raport. /Telegrafi/