LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Kassis: Të bashkohemi dhe të sigurojmë funksionalitet të plotë të OSBE-së

Osmani-Kassis: Të bashkohemi dhe të sigurojmë funksionalitet të plotë të OSBE-së

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani sot realizoi takim me homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Kassis ku theksua rëndësia e mbështetjes që i jep Zvicra vendit tonë gjatë kryesimit me OSBE, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Mbështetja që Maqedonia e Veriut e merr nga Zvicra për kryesimin e OSBE-së është shumë e rëndësishme. Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i Misioneve të Përhershme në Vjenë, si dhe përkushtimi i Zvicrës për realizimin e prioriteteve që i kemi vendosur si vend kryesues, janë shtysë e fuqishme për punën tonë. Qëllimi ynë i përbashkët është të sigurojmë funksionalitetin e plotë të OSBE-së. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të arrihet një qëndrim i unifikuar në lidhje me sfidat kryesore me të cilat përballet OSBE-ja, përkatësisht sigurimin e funksionalitetit politik, ekzekutiv dhe financiar të OSBE-së. Ky është një prioritet për të cilin Maqedonia e Veriut është e përkushtuar fuqishëm në kuadër të kryesimit në vitin 2023″m theksoi Osmani.


“Ftesa, të cilën e kam marrë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit është e një rëndësie të madhe për ne, veçanërisht në periudhën kur shënojmë 30-vjetorin e bashkëpunimit të OKB-së me OSBE-në, si dhe 30 vjet anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në OKB”, tha Osmani në takimin me Kassisin.

Në këtë drejtim, Osmani kërkoi mbështetje nga kolegu i tij zviceran në trajtimin e çështjeve urgjente që ndikojnë në funksionalitetin e OSBE-së, siç është zgjedhja e vendit kryesues për vitin 2024 dhe miratimi i buxhetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori