LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Më 11 shtator 2001 nuk u sulmua vetëm Amerika, por të gjithë ne që besojmë në të njëjtat vlera

Osmani: Më 11 shtator 2001 nuk u sulmua vetëm Amerika, por të gjithë ne që besojmë në të njëjtat vlera

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendës ambasadoren e SHBA-së, Alyson Grunder, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton” kushtuar viktimave të 11 shtatorit në SHBA.

Pas homazheve, presidentja Vjosa Osmani u shpreh se sot i bashkohen gjithë popullit amerikan për të ndarë dhimbjen për mbi 3 mijë jetë të humbura në një betejë e cila edhe njëherë u dëshmua të jetë betejë vlerash.


“Më 11 shtator 2001 shtetasit amerikan, ishin në një ndër sulmet terroriste më të tmerrshme të njerëzimit. Atë ditë nuk u atakua vetëm Amerika u atakuam të gjithë ne që besojmë në po të njëjtat vlera, në vlerat e lirisë e demokracisë”, tha Osmani.

Presidentja theksoi se populli i Kosovës ka qëndruar dhe do të vazhdoj të qëndrojë gjithmonë me popullin amerikan.

“Që nga ai vit e tutje populli i Kosovës çdo ditë ka qëndruar me popullimin amerikan, i kemi bashkuar forcat në mbrojtje të këtyre vlerave, i kemi bashkuar forcat në luftim të terrorizimit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku me miqtë dhe aleatët tanë në SHBA, ashtu siç ata kanë qëndruar pranë nesh në çdo moment dhe hap të historisë tonë”, ka thënë Osmani.

E kyeministri, Albin Kurti ka thënë se 11 shtator na përkujton që liria dhe demokracia duhet të mbrohen vazhdimisht, pasi janë në rrezik.

“Më 11 shtator 2001, bota u trondit nga lajmi dhe u shokua nga pamjet e sulmeve terroriste që vranë mbi 3mijë qytetarë dhe në këtë mënyrë shënuan sulmin më të tmerrshëm terrorist që ndryshoi gjithë botën. Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan dhe SHBA-të e dëshmuan edhe pas 11 shtatorit se janë komb i njerëzve të lirë e të barbartë dhe nuk bëjnë kompromis me vlerat e tyre. 21 vjet më vonë ne nderojmë kujtimin për viktimat dhe shprehim dhembshurinë dhe solidaritetin tonë për atë ngjarje të rëndë”, tha Kurti.

Kurti tutje shtoi se “U prefshin në paqe gjitha viktimat, jetoftë përgjithmonë miqësia dhe partneriteti midis Kosovës dhe SHBA-së”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori