LAJMI I FUNDIT:

Osman Azemi reagon për herë të parë pas aksidentit të rëndë me veturë: Më nxori pak jashtë skenës, por s’kam ndërruar zhanër

Osman Azemi reagon për herë të parë pas aksidentit të rëndë me veturë: Më nxori pak jashtë skenës, por s’kam ndërruar zhanër

Aktori i njohur i humorit, Osman Azemi, ka ndarë një postim emocionues dhe plot humor në Instagram, duke reaguar për herë të parë pas aksidentit që e përfshiu disa kohë më parë.

Azemi ka publikuar disa fotografi nga procesi i rehabilitimit në spital, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj periudhe të vështirë. Në postimin e tij, ai shkruan: “Pas aksidentit që më nxori pak jashtë skenës (jo nga roli, po nga rruga 🙂 ), dua t’ju falënderoj për kujdesin, dashamirësinë dhe të gjitha mesazhet që më kanë ngrohur zemrën”.

Aktori shprehu gjithashtu falënderim të veçantë për institucionin shëndetësor Avicena, i cili ofroi kujdes të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së rehabilitimit në kushte shtëpie. Ai theksoi se profesionalizmi dhe përkushtimi i mjekëve e kanë ndihmuar atë të rikuperohet më shpejt dhe me besim.


Foto: Osman Azemi/Instagram

“Tani di të dalloj termometrin nga telekomanda (edhe pse ende e ngatërroj herë pas here”, shkroi aktori i komedisë.

Përkundër periudhës së vështirë që po kalon, Azemi siguron fansat se shëndeti po përmirësohet çdo ditë, dhe gjithashtu theksoi me humor se humori i tij nuk ka ikur kurrë. “Mos u shqetësoni, s’kam ndërruar zhanrin – akoma s’kam kaluar në dramë!”, shtoi ai.

Reagimet nga fansat dhe kolegët kanë qenë të shumta, me shumë mesazhe mbështetjeje dhe urime për shërim të shpejtë, ndërkohë që Osman Azemi vazhdon të mbetet një figurë e dashur për publikun shqiptar, duke u rikthyer më i fortë se kurrë në jetën artistike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pas shpalljes në kërkim të aktorit Vis Pupa, reagon Bardhi: Bota sillet, sa isha në Big Brother është ngutur duke folur për dikë që s'e njeh

Pas shpalljes në kërkim të aktorit Vis Pupa, reagon Bardhi: Bota sillet, sa isha në Big Brother është ngutur duke folur për dikë që s'e njeh

Magazina

"Veç je femër se me qenë mashkull ndryshe do kishim folur unë e ti", debat i ashpër mes Robert Berishës dhe Afërdita Paqaradës në emision

Magazina
Një video e Angelina Joliet dhe truprojës së saj shkaktoi reagime, a po ndihej aktorja në siklet?

Një video e Angelina Joliet dhe truprojës së saj shkaktoi reagime, a po ndihej aktorja në siklet?

Magazina
Është Kuvendi apo 'Red Carpet'? Adriana Matoshi sfidon kodin e veshjes me një paraqitje ekstravagante në parlament

Është Kuvendi apo 'Red Carpet'? Adriana Matoshi sfidon kodin e veshjes me një paraqitje ekstravagante në parlament

Magazina
Edhe Shota Baraliu në mesin e grevistëve të ndërmarrjes

Edhe Shota Baraliu në mesin e grevistëve të ndërmarrjes "Pastrimi" në Prishtinë - aktorja që prej vitesh punon në këtë ndërmarrje publike

Magazina
2Ton dhe Tuna sjellin super bashkëpunimin e verës – projekti që mori vëmendjen e mijëra përdoruesve në TikTok

2Ton dhe Tuna sjellin super bashkëpunimin e verës – projekti që mori vëmendjen e mijëra përdoruesve në TikTok

Magazina
Kalo në kategori