Osimhen shpërthen në lot nga koreografia e tifozëve turq, ai ua shpërblen me asistim për golin e epërsisë ndaj Liverpoolit

Ylli i Galatasaray, Victor Osimhen, nuk arriti t’i mbajë lotët para fillimit të ndeshjes së madhe ndaj Liverpool në kuadër të 1/8 së Ligës së Kampionëve.
Para nisjes së takimit në stadiumin RAMS Park, tifozët e skuadrës turke kishin përgatitur një koreografi të veçantë për sulmuesin nigerian, i cili është një nga figurat më të dashura për publikun verdhekuq.
Në tribunë u shfaq një banderolë e madhe me mesazhin: “Ne jemi një familje dhe familja është gjithçka”, ndërsa imazhi i Osimhen me fëmijët e tij dhe nënën më lartë që ia ka ndërruar jetë, dominonte koreografinë.
🇳🇬Galatasaray fans tifo for Victor Osimhen, Pure love ❤️ pic.twitter.com/kVJc2Vrpuh
— MatchDay Central (@MatchDCentral) March 10, 2026
Momenti emocionues preku thellë sulmuesin, i cili u pa duke fshirë lotët. Menjëherë pas kësaj, Osimhen iu afrua tribunës ku ishte shpalosur koreografia dhe i përshëndeti tifozët me duartrokitje, duke falënderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme.
Emocioni i tij u shndërrua shpejt edhe në ndikim në fushë. Sulmuesi nigerian asistoi për Mario Lemina, i cili shënoi golin që kaloi në epërsi Galatasarayn ndaj Liverpoolit në këtë përballje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.
Galatasaray is leading 1:0 with Osimhen scoring from an assist.pic.twitter.com/geWzLmwvne
— Onye Chelsea 💙 (@TapaCFC) March 10, 2026
Atmosfera në RAMS Park ishte elektrizuese, ndërsa tifozët turq krijuan një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/ .




















































