Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me qeverinë gjermane, lanson sot projektin e dytë për fuqizimin e kapacitetit të institucioneve të Kosovës në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.
Gjashtë zyrtarë policorë të Kosovës, dy prokurorë specialë dhe dy hetues të Agjencisë së Kosovës Kundër Korrupsionit do të përbëjnë grupin kyç të ekspertëve që do të merr pjesë në aktivitetet e parapara në projekt, duke përfshirë diskutime në tryeza të rrumbullakëta, seminare, një trajnim të avancuar për hetimet e krimeve financiare, një vizitë studimore në Policinë e Italisë në Romë, si dhe një konferencë për luftimin e korrupsionit që do të mbahet në Prishtinë.
Aktivitetet e projektit janë strukturuar në atë mënyrë që pjesëmarrësve tu ofrojnë informata të thella lidhur me qasjen e kërkuar me Kodin e ndryshuar të Procedurës Penale dhe aktet e tjera ligjore në lidhje me sjelljen e policisë dhe prokurorëve në zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale në fushën e korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe praktikat më të mira në luftimin e tij.
Krahas anëtarëve të grupit bërthamë, aktivitetet e projektit gjithashtu do të vijohen nga ekspertë, përfaqësues të Njësisë së Inteligjencës Financiare, Administratës Tatimore, Inspektoratit të Policisë, Organit Shqyrtues të Prokurimit, Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Doganave të Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit