LAJMI I FUNDIT:

Orsolini arrin te Juve për testet mjekësore (Foto)

Orsolini arrin te Juve për testet mjekësore (Foto)

Mesfushori i talentuar i Ascolit, Riccardo Orsolini, ka mbërritur në Torino për të kryer teste mjekësore para transferimit te Juventusi.

Kampioni i Serie A ka njoftuar se Orsolini ka mbërritur në klub për të finalizuar transferimin nga Ascoli.

19-vjeçari është fotografuar në qendrën mjekësore të Juventusit, ndërsa ka thënë se është krenar dhe i lumtur që ka arritur deri këtu.

Ai do të nënshkruajë me Juventusin, por Ascoli do ta mbajë deri në fund të kampionatit.

Orsolini shihet si një prej talenteve me të ardhme të madhe. /Telegrafi/