Orges, emri i ri i muzikës hip-hop që do të futet së shpejti në tregun muzikor

Estrada Shqiptare po pasurohet çdo ditë e më tepër me talente të rinj.
Orges është një emër i ri i cili ka vendosur t’i futet muzikës hip-hop.
Ai është rritur me muzikë, teksa influencën për t’u marrë me këngë, e ka marrë nga Sabri dhe Ermal Fejzullahu, pasi i njëjti është nip i tyre.
Orges ka lindur në Cyrih dhe më pas ka jetuar në Londër, por ka origjinë nga Prishtina.
Për muzikën e tij ai është inspiruar nga emra të njohur të estradës shqiptare si: Ermal Fejzullahu, Dafina Zeqiri, Mc Kresha, dhe të tjerë.
Ai ka gati projektin e tij debutues muzikor, që do të jetë i gatshëm shumë shpejt për fansat. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/12/2020
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































