LAJMI I FUNDIT:

Orari i garave të Albin Tahirit në LOD PyeongChang 2018

Orari i garave të Albin Tahirit në LOD PyeongChang 2018

Albin Tahiri është skitari që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018.

28-vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik. Ai do të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.


Garën e parë, Albini do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë, derisa që nga 8 shkurti do t’i fillojë  përgatitjet zyrtare. Garat e lëshimit të shpejtë fillojnë në ora 3 të mëngjesit me kohën tonë lokale, kurse në 11:00 me kohën në Korenë e Jugut.

Tahiri në fshatin olimpik

Lëshimi i shpejtë mbahet në qendrën alpike në Jeongseon, e cila ndodhet rreth 40 kilometra larg qytetit të PyeongChangut.

Ekipi olimpik i Kosovës arrin në PyeongChang
Lexo po ashtu Ekipi olimpik i Kosovës arrin në PyeongChang

Garën e dytë, Albini do ta ketë më  13 shkurt në kombinim alpik. Gara fillon në ora 3:30 me kohën tonë lokale.

Dy ditë më vonë, më 15 shkurt Albin Tahiri do ta sfidojë veten në një ditë të veçantë për të. Ai do të garojë në super sllallom të madh në ditën kur do të mbush 29 vjet. Edhe kjo garë fillon nga ora 03:00 me kohën tonë lokale.

Tahiri në aksion

Gara e ardhshme e tij është ajo e sllallomit të madh që mbahet  më 18 shkurt, dhe e cila fillon nga ora 2:15.

Çfarë duhet të dini për skiatorin Albin Tahiri që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për herë të parë në histori
Lexo po ashtu Çfarë duhet të dini për skiatorin Albin Tahiri që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për herë të parë në histori

Sfida e fundit kur do ta shohim Albinin në gara të LOD PyeongChang 2018 do të jetë më 22 shkurt, kur do të garojë në sllallom, duke filluar nga ora 2:15.

Data                Disiplina                         Ora

11 shkurt – Lëshim i shpejtë         03:00 (koha jonë lokale)

13 shkurt – Kombinim alpik          03:30

15 shkurt – Super sllallom i madh 03:00

18 shkurt – Sllallom i madh          02:15

22 shkurt – Sllallom                     02:15

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori