LAJMI I FUNDIT:

Orari dhe gjyqtarët e javës së fundit të sezonit 2019/20 në Ipko Superligën e Kosovës

Orari dhe gjyqtarët e javës së fundit të sezonit 2019/20 në Ipko Superligën e Kosovës

Tashmë janë mësuar emrat e gjyqtarëve dhe orari i ndeshjeve ne javën e fundit apo të 33-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Një javë para fundit u mësua emri i kampionit të ri të Superligës së Kosovës dhe është Drita nga Gjilani që ka fituar këtë epitet.


Megjithatë, gara për mbijetesë ka mbetur ende e nxehtë dhe tri skuadra janë në garë për t’i ikur pozitës së nëntë.

Mbyllet me barazim trileri mes Gjilanit dhe Ballkanit, Drita shpallet kampion i Kosovës
Lexo po ashtu Mbyllet me barazim trileri mes Gjilanit dhe Ballkanit, Drita shpallet kampion i Kosovës

Flamurtari, Drenica dhe Trepça ’89 luftojnë për të mbetur në elitë për të paktën edhe një vit, ndërsa Ballkani, Gjilani dhe Prishtina për një vend që i dërgon në Evropë.

Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në kryeqytet, ku Flamurtari i pret Gjilanin, me dy klubet me objektiva të ndryshme, ndërsa interesant pritet të jetë edhe në Mitrovicës, ku 89-shi e pret Prishtinën.

Në anën tjetër, Drenica pritet të ketë diçka më të lehtë përballjen në shtëpi ndaj Dukagjinit dhe kuqezinjtë nga Skenderaj kanë gjasa më të mëdha për të shpëtuar nga rënia.

Ish trajneri i Feronikelit, Sopi: Futbolli i Kosovës më i korruptuari në Evropë
Lexo po ashtu Ish trajneri i Feronikelit, Sopi: Futbolli i Kosovës më i korruptuari në Evropë

Kampioni i ri, Drita udhëton te Ballkani, ku aty do ta ngrit kupën, ndërsa dy takimet tjera pa objektiva janë: Vushtrria-Llapi dhe Ferizaj-Feronikeli.

Të gjitha ndeshjet është paraparë të zhvillohen të dielën nga ora 17:00, ndërsa më poshtë keni oraret dhe gjyqtarët e këtyre ndeshjeve. /Telegrafi/