eksperti-banner

Tifozët e futbollit me siguri mezi po e presin shortin e Ligës së Kampionëve dhe atë të Evropës.

Sa herë që përfundojnë çerekfinalet në këto gara, atëherë pyetjet më të mëdha janë për datën e shortit dhe orarit.


Reali (Foto: Getty Images)

Më poshtë keni të gjitha detajet e mundshme për shortin që mbahet në Nyon, Zvicër:

LIGA E KAMPIONËVE:

Në cilën ditë është shorti: 13 prill, të premten

Ora: 13:00, me kohën tonë lokale

Daniele De Rossi (Foto: Getty Images)

Skuadrat e kualifikuara: Roma, Real Madridi, Liverpooli dhe Bayern Munichu.

Rregullat, a mund të luajnë në mes vete skuadrat e një shteti: Po, por këtë herë fakt interesant është se kemi katër skuadra nga katër vende të ndryshme.

Liverpool (Foto: Getty Images,)

Kur do luhen ndeshjet: Ndeshjet e para më 24 dhe 25 prill, ndeshjet e kthimit më 1 dhe 2 maj.

Kur luhet finalja: 26 maj, Olympic Stadium, Kyiv, Ukrainë.

DaiQ9R1X4AAyM5g (Foto: FC Bayern München/Twitter)

Kush do të jetë njeriu i shortit: Andriy Shevchenko.

LIGA E EVROPËS:

Orari dhe ora: 13 prill, të premten nga ora 12:00.

Kur do luhen ndeshjet: E para me 26 prill, e kthimit me 3 maj.

Granit Xhaka (Foto: Getty Images)

Si kanë përfunduar ndeshjet e para:

Arsenal 4-1 CSKA Moscow

RB Leipzig 1-0 Marseille

Lazio 4-2 Salzburg

Atletico Madrid 2-0 Sporting. /Telegrafi/

telegrafi sport app