LAJMI I FUNDIT:

Opozita dhe shoqëria civile të zhgënjyer me qeverisjen e Shpend Ahmetit

Opozita dhe shoqëria civile të zhgënjyer me qeverisjen e Shpend Ahmetit

Rreth dy vite qeverisje të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti po cilësohen nga opozita dhe shoqëria civile si zhgënjyese për shkak të dështimeve në realizimin e projekteve kapitale.

Sipas tyre, për këto vite nuk po ndryshon asgjë në kryeqytet dhe në një formë kryeqyteti nuk ka kryetar. Ndërkaq, zyrtarët komunalë i mohojnë këto akuza dhe thonë se ky do të jetë viti i investimeve në infrastrukturën rrugore.


Nga partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, thonë se Prishtinën po e përcjell një keq qeverisje në shumë fusha. Asamblisti, Agim Gashi shprehet se në bazë të raportit të auditorit po shihet keq menaxhimi në shumë fusha e në veçanti investime kapitale.

“Nëse iu referohemi raporteve qoftë periodike, qoftë të auditorit shihen se Prishtinën po e përcjell një keqqeverisje dhe keq shpenzim i mjeteve në shumë fusha dhe në veçanti në investime kapitale. Sepse mos realizimi i tyre, realizimi jo cilësor mos shpenzimi i mjeteve, shpenzimi i ulët i mjeteve ne na bën të vlerësojmë se Prishtina po keq qeveriset”, thotë ai.

Edhe partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika të shumta për gjitha vonesat dhe zvarritjet e projekteve kapitale.

Asamblisti i kësaj partie, Eman Rrahmani thotë se këto janë dështime direkte të kryetarit Ahmeti.

“Premtime të tilla ka pasur vitin e kaluar, madje asamblist të partisë së Shpend Ahmetit kanë deklaruar dhe publikisht që do të përfundoj vitin e kaluar komplet dhe jo fillimi i saj. Por deri tash as nuk ka filluar e lerë më të përfundohet. E njëjta punë është dhe me kolektorit problemet me pronar atje nuk e di që janë zgjedhur…ky është një dështim direkt i kryetarit për qytetin, do të thosha më shumë për shkak të neglizhencës dhe dembelisë së tij”, thotë ai.

Kritika për mos arritjen e realizimit të projekteve kapitale në Prishtinë ka dhe nga shoqëria civile dhe organizatat që e mbikëqyrin komunën.

Nga organizata joqeveritare “Çohu”, Arton Demhasaj deklaron se në Prishtinë nuk po ndryshon asgjë, kjo sipas tij, po ndodh për shkak të mos shpenzimit të parave që janë të parapara për investime kapitale.

Për këtë regres, ai thotë se ka një paaftësi apo neglizhencë në qeverisjes në Prishtinë si në projektin e parkingut nëntokësor, ashtu dhe zvarritjet e ndërtimit të kolektorit në Kalabri.

“ Ndoshta është paaftësia, apo është neglizhenca, apo nuk e di si me quajt qeverisjen që po ndodhë në Prishtinë. Për faktin se nuk po ndryshon asgjë në kryeqytet dhe për faktin se nuk po arrihet të shpenzohen parat që kanë qenë të parapara për investime kapitale në komunë… u bën dy vite që po qeveriset Prishtina dhe nuk po e shohim asnjë parking që ka nisur me u investuar në Prishtinë… Kundërmimi dhe era që vjen është shumë më e madhe para se që ka filluar me u punu. Në vend që me përfunduar ky projekt dhe qytetarët me përfunduar më përfituar nga ky projekt, qytetari vetëm sa e kanë më keq situatën, sidomos ata që jetojnë për rreth këtij lumi”, deklaron Demahasaj.

Ndërkaq, analisti politik, Rasim Alija thotë për KosovaPress se me mënyrën e qeverisjen së tanishme, kryeqyteti nuk ka kryetar. Kjo gjendje, sipas tij, është si pasojë ngadalësimit ose mbajtjen peng të shumë projekte kapitale.

“Prishtina nuk ka kryetar dhe rrjedhimisht nuk ka as qeverisje. Kur e themi këtë e kam parasysh ngadalësimin ose mbajtjen peng të shumë projekteve kapitale. Mos përfundimin e atyre projekteve dhe mbi të gjitha një lloj anemie e vet kryetarit. Madje dhe vet drejtorëve të drejtorive në dërgimin përpara të projekteve dhe mbi të gjitha të platformës që ka garuar zotëri Ahmeti në vitin 2017”, thotë ai.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Gëzim Mehmeti i mohon gjitha këto akuza dhe jep shifra sa i përket investimeve në kryeqytet, që sipas tij, e dëshmojnë të kundërtën e atyre që po thotë opozita dhe shoqëria civile.

Siç thotë Mehmeti vetëm këtë vit janë paraparë mbi 16 milionë euro investime në infrastrukturën rrugore, këto ai i cilëson si projekte që asnjëherë që nga paslufta nuk kanë ndodhur në Prishtinë.

Ndërsa, për projektet më madhore siç është kolektori në Kalabri dhe parkingu nëntokësor, Mehmeti thotë se ka pasur vonesa për shkak të problemeve pronësore dhe rregullave të prokurimit.

“Kjo që po aludohet nuk është e saktë, për arsye se në këtë vit janë të parapara diku vetëm në infrastruktur një shumë mbi 16 milionë, shuma e përgjithshme e tërësishme e investimeve kapitale është mbi 32 milionë. Janë të parapara ku Prishtinës 170 rrugë të rikonstruktohen ndërtohet. S’ka pas asnjëherë që nga paslufta më shumë projekte sa i përket infrastrukturës në komunën e Prishtinës. Një gjë që e ngadalëson procesin që ne duhet të respektojmë bazuar në ligjin dhe rregullat e prokurimit, aty ka pronlogime”, deklaron Mehmeti.

Ndryshe, sipas kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, OSHP i ka dhënë të drejtë Komunës për parkingun nëntokësor me mbi 500 vendparkime i cili do të filloj sivjet./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori