LAJMI I FUNDIT:

Opozita greke kundër propozimit “Republika Ilindenska Makedonija”

Opozita greke kundër propozimit “Republika Ilindenska Makedonija”

Partitë opozitare greke janë shprehur kundër propozimit “Republika Ilindenska Makedonija”. Mes tyre është edhe partia më e madhe opozitare “Nea Demokratija”.

Kryetarja e “Pasok” dhe Lëvizjes për ndryshime “Genimata” tha se ky propozim do të thotë “kthim i irredentizmit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ndërsa shefi i “Reka” Stavros Teodorakis ka shprehur rezerva për propozimin dhe ka thënë se qëndrimin e partisë së tij do ta tregojnë kur do ta shohin pakon e plotë për zgjidhje.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste Greke, Dimitris Kucumbas, tha se ata janë kundër anëtarësimin të vendit fqinj në BE dhe NATO, pa marrëveshje e cila garanton ndryshime kushtetuese dhe eliminim të irredentizmit.

Kryetari i partisë “Nea Demokratia” Kirijakos Mitsotakis, ka deklaruar se propozimi lidhet me referencë historike, që ka të bëjë me krijimin e shtetit-komb maqedonas, i cili përfshin edhe Selanikun dhe shtrihet deri tek Deti Egje.

Nga kabineti i kryeministrit Aleksis Tsipras njoftuan se ai ka pasur biseda telefonike me liderët e gjitha partive greke, duke i njoftuar për rrjedhën e negociatave me Maqedoninë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori