LAJMI I FUNDIT:

Operacioni fshesa te Barcelona, gjiganti katalunas pritet t’i largojë 14 futbollistë – kjo është lista

Operacioni fshesa te Barcelona, gjiganti katalunas pritet t’i largojë 14 futbollistë – kjo është lista

Barcelona do të bëjë ndryshime të mëdha për edicionin e ri, pas një viti thuajse të dështuar.

Katalunasit kanë arritur ta fitojnë Kupën e Mbretit, por janë eliminuar herët nga Liga e Kampionëve dhe duket se nuk do t’ia dalin ta fitojnë titullin në La Liga.


Ardhja e presidentit të ri Joan Laporta ka bërë që klubi të fillojë të mendojë për ndryshime, ku shumë futbollistë janë me valigje në duar për tu larguar.

Mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e klubit katalunas pritet të largojnë disa futbollistë, ku numri do të shkojë deri në 14 prej tyre.

Gjithnjë sipas Mundo Deportivos, të parët në listën e largimit janë portieri Neto, mbrojtësi Samuel Umtiti dhe Junior Firpo.

Në këtë listë janë edhe mesfushorët Matheus Fernandes, Philippe Coutinho e Miralem Pjanic si dhe sulmuesi Martin Braithwaite.

Në listën e largimeve janë edhe lojtarë  Antoine Griezmann, Moussa Wague, Jean-Clair Todibo (I huazuar te Nice), Carles Alena (i huazuar te Getafe), Trincao,  Clement Lenglet e Sergi Roberto.

Nga shitja e këtyre futbollistëve, katalunasit synojnë të mbledhin fonde për ta përforcuar ekipin për edicionin e ri.

Emrat si Memphis Depay e mbrojtësi Garcia shihen si transferimet e para, derisa në listë janë edhe Sergi Aguero apo Georginio Wijnaldum.

Gjithsesi në Barcelonë pritet të jetë një verë e nxehtë sa i përket largimeve dhe afrimeve të futbollistëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Real Madridi

Real Madridi "kërcënon" Mbappen para Kampionatit Evropian dhe Lojërave Olimpike

La Liga
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Premier League
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Kalo në kategori