Milani ka konfirmuar se Alessandro Florenzi do ta fillojë procesin e rehabilitimit pas ndërhyrjes së suksesshme artroskopike në gjurin e tij të majtë.
Futbollisti italian e lëndoi meniskun gjatë ndeshjes së të hënës ndaj Bolognas dhe u detyrua të operohej.
“Milani mund të konfirmojë se Alessandro Florenzi i është nënshtruar sot (e mërkurë) operacionit artroskopik në gjurin e majtë të kryer nga Dr Piero Paolo Mariani”.
Official Statement: Alessandro Florenzi ➡ https://t.co/A1QKcRF8X1
Comunicato Ufficiale: Alessandro Florenzi ➡ https://t.co/9eq7cPGHGG #SempreMilan pic.twitter.com/FcMbjArLKs
— AC Milan (@acmilan) April 6, 2022
“Meniskektomia, e kryer në prezencë të mjekut të klubit të Milanit, Lucio Genesio, ishte e suksesshme. Alessandro do ta fillojë menjëherë procesin e rehabilitimit”, thuhet në njoftimin e Milanit.
(Foto: VeryWell/ScienceDirect)
Gjasat që 31-vjeçari të luajë këtë sezon janë shumë të vogla, ashtu që trajneri Stefano Pioli ka pak opsione në pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Florenzi u huazua te Milani gjatë verës nga Roma dhe pritet të shihet nëse Rossonerët do të vendosin ta bëjnë afatgjatë qëndrimin e tij. /Telegrafi/