LAJMI I FUNDIT:

Onana konfirmon largimin nga Ajaxi në verë

Onana konfirmon largimin nga Ajaxi në verë

Portieri Andre Onana ka deklaruar se është koha që ai të largohet nga klubi i madh holandez, Ajaxi.

Barcelona, Tottenham Hotspur dhe Chelsea kanë qenë të lidhur me portierin e Kamerunit javët e fundit.


Dhe tani 24-vjeçari thotë se dëshiron të largohet nga gjigantët holandezë këtë verë për të bërë një hap më të madh në karrierë.

Barcelona në 'pole position' për transferimin e Onanas
Lexo po ashtu Barcelona në 'pole position' për transferimin e Onanas

“Mos më keqkuptoni, unë jam shumë i lumtur te Ajaxi dhe jam shumë mirënjohës për klubin”, ka thënë fillimisht Onana.

“Kisha pesë vite të shkëlqyera këtu, por tani ka ardhur koha që unë të bëj një hap të madh. Ne e bëmë atë vitin e kaluar”.

“Unë ende nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ambiciet dhe marrëveshjet e mia janë të qarta”, përfundoi portieri i Ajaxit. /Telegrafi/