LAJMI I FUNDIT:

Olta Gixhari dhe këngëtari gjakovar të dashuruar? Ai e bën tatuazh në trup (Foto)

Olta Gixhari dhe këngëtari gjakovar të dashuruar? Ai e bën tatuazh në trup (Foto)

Gjatë ditëve të fundit në portale kanë qarkulluar zëra që flasin për një lidhje të mundshme dashurie mes aktores së njohur dhe seksi, Olta Gixhari, dhe këngëtarit të talentuar Valon Shehu.

Një gjë e tillë u duk sikur mori një konfirmim sonte gjatë spektaklit të “Your Face Sounds Familiar”, kur ishte vetë Valoni i cili në përgjigje të pyetjes së Alketa Vejsiut “se çfarë ka në lidhje me Olta Gixharin”.


Këngëtari kosovar, i cili ka lind në Gjakovë, u përgjigj “Olta është muza ime, është muzika ime, e kam bërë tatuazh në trup”, u shpre Valoni dhe tregoi një tatuazh në krahun e tij të majtë. Edhe vetë Olta u mahnit nga fakti se ishte bërë tatuazh në trupin e rokerit të talentuar shqiptar.

Gjate provave te YFSF me ??? e juris @oltagixhari

A post shared by Valon Shehu (@valonshehuofficial) on Mar 28, 2017 at 7:34am PDT

Por në fakt e gjitha kjo ishte një lojë e produksionit të YFSF-së, maskën e të cilës e hoqi vetë prezantuesja Alketa Vejsiu “Olta e e bëra mirë, sipas skenarit…?. Nuk ka asgjë mes Olta Goxharit dhe Valonit, thjeshti ishte në skenar”u shpreh Alketa, duke shuar kështu dyshimet për një lidhje të mundshme mes aktores seksi dhe rokerit nga Kosova. /Telegrafi/