Që nga pjesëmarrja në shoun televiziv, Olta ka preferuar të qëndrojë larg syrit të medias, edhe për faktin se nuk ka mundur të depërtojë në botën e televizionit, mirëpo ajo ka vazhduar të kujdesej për linjat trupore, madje duke guxuar që të bënte edhe ndërhyrje estetike.

Mirëpo, ndryshe nga shumica e femrave që kërkojnë të zmadhojnë gjoksin me anë të ndërhyrjes plastike, ajo ka kërkuar ta zvogëlojë atë për të qenë më rehat në plazh me bikini. Por në vend që operacioni t’ia thjeshtonte punën, rezultati jo i mirë në estetikën e tij, e ka detyruar Oltën që të mos zhvishej fare gjatë verës.


Nuk dihen detajet se çfarë i është dukur keq Oltës në gjoksin e saj të ri, por një nga problemet e evidentuara nga ajo janë shenjat e dukshme të bisturisë. Prandaj, ajo ka vendosur të hapë një proces gjyqësor ndaj spitalit privat ku kreu ndërhyrjen dhe do të kërkojë dëmshpërblim në para për dëmin e shkaktuar, ose një rindërhyrje falas për të arritur rezultatin e pretenduar nga ana e saj.

“Po, është e vërtetë që i jemi drejtuar gjykatës për t’i kërkuar spitalit që kreu ndërhyrjen që t’i shpërblejë klientes që unë përfaqësoj dëmin e rëndësishëm moral e financiar dhe shqetësimin shpirtëror që i është shkaktuar Olta Shetës”, ka thënë avokati Idajet Beqiri për Panorama. /Telegrafi/