LAJMI I FUNDIT:

Olly Alexander heq dorë nga marka e Rihannas “Savage X Fenty” pas përfshirjes së Johnny Deppit në shfaqjen e ardhshme të modës

Olly Alexander heq dorë nga marka e Rihannas “Savage X Fenty” pas përfshirjes së Johnny Deppit në shfaqjen e ardhshme të modës

Frontmeni i “Years & Years”, Olly Alexander po distancohet nga “Savage X Fenty”  e Rihannas pasi u zbulua se Johnny Depp po punon me markën e të brendshmeve.

Pas lajmeve se Johnny Depp do të shfaqej në ‘Savage X Fenty Vol. 4” që do të transmetohet në Prime Video më 9 nëntor, muzikanti shkoi në Twitter për të ndarë zhgënjimin e tij.


Ai postoi në Twitter njoftimin për pjesëmarrjen e aktorit në shfaqje, teksa shkroi: “faleminderit por pas këtij lajmi nuk do t’i vesh më”.

Foto: Getty

Këngëtari britanik ishte paraqitur i veshur më parë me kostume nga “Savage X Fenty”, përfshirë në reklamat për markën që ai ndau në Instagram.

Ai pozoi me koleksionin e Shën Valentinit në shkurt të këtij viti, duke shkruar, “dashuria juaj është një halucinacion”.

Aleksander tregoi gjithashtu një koleksion tjetër tetorin e kaluar, duke thënë në mbishkrim: “më lër të jem fantazia jote”.

Të enjten (3 nëntor), u konfirmua se Depp do të bënte një paraqitje si i ftuar në sfilatën e modës së markës Rihanna javën e ardhshme, pasi u raportua për herë të parë nga TMZ.

Megjithëse një ‘trailer” paralajmëruar për “Savage X Fenty Show Vol. 4” nuk shfaqi pamje nga pjesëmarrja e Depp.

Paraqitja e Deppit në “Savage X Fenty” vjen vetëm disa muaj pas pjesëmarrjes befasuese të aktorit në MTV VMA, pas gjyqit të tij për shpifje ndaj ish-gruas Amber Heard.

Shfaqja erdhi disa muaj pasi një juri prej shtatë personash mbajti anën e aktorit, duke zbuluar se Heard shpifte ndaj Deppit në shkrimin e saj në Washington Post të vitit 2018 për dhunën në familje, megjithëse ajo nuk e përmendi atë me emër. Atij iu dha më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim.

Ndërkohë, Heard fitoi një nga tre pretendimet e saj kundër padive për shpifje dhe u shpërblye me 2 milionë dollarë.

Foto: Shutterstock

Gjykatësja Penney Azcarate e mohoi kërkesën e Heardit për një gjyq dhe pasi Heard apeloi zyrtarisht vendimin, ekipi ligjor i Depp njoftoi se ata gjithashtu do të apelonin vendimin e kundërpadisë së saj.

Këtë javë, avokatët e Depp depozituan dokumentet për të apeluar kundërpadinë e Heardit prej 2 milionë dollarësh, duke e quajtur vendimin “të gabuar”.

Përzgjedhja e Depp nga Rihanna – kur të gjithë janë të vetëdijshëm për historinë e këngëtares e cila qenë viktimë e abuzimit në familje vjen në një kohë të diskutueshme, pasi ajo më në fund ka filluar rikthimin e saj pas një kohe të gjatë ndërprerje nga muzika.

Ylli tashmë është konfirmuar për të qenë kryesuesja e pjesës së parë të shfaqjes Super Bowl 2023 dhe javën e kaluar publikoi “Lift Me Up”, projekti i saj i parë në gjashtë vjet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori