LAJMI I FUNDIT:

Oliver Spasovski: Ekzistojnë kërcënime reale për deputetët

Oliver Spasovski: Ekzistojnë kërcënime reale për deputetët

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot deklaroi se ekzistojnë kërcënime reale ndaj deputetëve, kryesisht ndaj atyre që kanë votuar për procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Ai tha se të gjithë deputetët janë nën sigurinë e ministrisë dhe se të gjithë ata që drejtojnë kërcënime do përballen me sanksionet e duhura. Spasovski tha se kërcënimet, deputetët më së shumti i marrin në Facebook dhe rrjetet tjera sociale si dhe nga grupi i iniciativës “Bojkotoj”.

“Ka kërcënime, edhe ju mund të vëreni përmes rrjetit social Facebook dhe rrjeteve të tjera sociale ku u dërgohen kërcënime të drejtpërdrejta deputetëve. Kishim mundësi t’u lajmërojmë edhe gjatë ditëve të tjera. Mbrëmë është bërë hetim dhe është ngritur një padi penale ndaj një qytetari nga komuna e Petrovecit që i ka kërcënuar deputetët me jetë. Dua të dërgoj porosi të qartë se nuk do të lejojmë asnjë lloj kërcënimi dhe as gjuhë të urrejtjes dhe pasiguri tek qytetarët e Maqedonisë”, tha Spasovski.

Shkup, akuzë penale kundër një personi për tregti me lëndë narkotike
Lexo po ashtu Shkup, akuzë penale kundër një personi për tregti me lëndë narkotike

Ai shtoi se këtë do ta bëjnë për të gjithë, edhe për qytetarët, edhe për deputetët dhe për të gjithë ata që mundohen të fusin pasiguri të tilla në opinion do të vijojnë dënime.