LAJMI I FUNDIT:

Ofertë e çmendur e West Hamit për Lacazetten

Ofertë e çmendur e West Hamit për Lacazetten

West Ham United dëshirojnë të bëjnë çmendurinë për sulmuesin francez, Alexandre Lacazette.

Me Samuel Umtiti, i cili pritet të zyrtarizohet shumë shpejt te Barcelona, Lyoni mund t’i thotë lamtumirë një tjetër futbollisti nga yjet e tyre kryesore gjatë këtij afat kalimtar të verës.


Sipas gazetës franceze L’Equipe, West Ham i kanë ofruar Lyonit një ofertë që vështirë mund të refuzohet prej plot 52 milionë euro apo 41.6 milionë funteve  për Alexandre Lacazette.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

25-vjeçari i njohur si golashënuesi më i mirë i ligës franceze, Ligue 1, në sezonin 2014/15 ka qenë subjekt i shumë spekulimeve tash e disa vite.

Megjithatë, ‘Hamerët’ duket të jetë të prirur për të fituar betejën për të nënshkrimin e sulmuesit, me ofertën e tyre të fundit që ka tunduar skuadrën e famshme franceze. /Telegrafi/