LAJMI I FUNDIT:

“Ofendimet janë argumentet më të fuqishme të tij”, “i pakuptimtë epshi juaj për të marr vëmendje publike”, Shoshi e Bislimi përplasen në Kuvend  

“Ofendimet janë argumentet më të fuqishme të tij”, “i pakuptimtë epshi juaj për të marr vëmendje publike”, Shoshi e Bislimi përplasen në Kuvend  

Pozitë e opozitë sot kanë debatuar në Kuvendin e Kosovës, gjersa një përplasje verbale ishte ndërmjet deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Musliu-Shoshi në seancën e Kuvendit të Kosovës duke iu drejtuar zëvendëskryeministrit Bislimi tha se  injoranca, ofendimet e gënjeshtrat janë argumentet më të fuqishme të tij, prandaj ka vendosur përmes një video-incizimi ta ballafaqon me veten.


Deputetja Musliu lëshoi një video incizim ku Bislimi dëgjohet duke thënë “në atë moment që Qeveria e Kosovës e ndryshon qëndrimin për asociacionin edhe do krijohet asociacion qoftë edh me kompetenca jo-ekzekutive, Besnik Bislimi nuk është më në dialog…”

E pas këtij video-incizimi, siç njofton Telegrafi, reagoi zëvendëskryeministri i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë.

“… e nderuara deputetet faleminderit për kujdesin maksimal që t’i përcillni çdo detaj të intervistave të mia në vazhdimësi… po ashtu është i pakuptimtë epshi juaj për të marr vëmendje publike, por është e perëndishme”, tha ai.

Më tej zëvendëskryeministri theksoi se në dëgjoj krejt intervistën, e jo vetëm fjalinë, raporton Telegrafi.

“Në të njëjtën intervistë thuhet si vijon…’për çështjen e minoriteteve do të diskutojmë atëherë kur sovraniteti, integriteti territorial i Kosovës dhe funksionaliteti i Kosovës nuk është në pikëpyetje”, iu kundërpërgjigj Bislimi.

Pas deklaratës së Bislimit, sërish reagoi Shoshi e cila theksoi se “thash që ofendimet i ke argumentet më të forta por me mua nuk të shkojnë….”.

Ajo sërish lëshoi një video-incizim, por që kësaj radhe ishte i Kurtit.

“Përgjigjen ta jep luani yt, ose kryeministrit yt”, tha jo, gjersa në sfond dëgjohej fjalia e Kurtit në video-incizim “Ka asociacion…neni 10 thotë se të dyja palët e konfirmojnë obligimin e të për të zbatuar marrëveshjet e kaluara…”

Deputetja Shoshi pas kësaj kërkoi dorëheqjen e Bislimit, pasi siç tha ajo nuk ka më kredibilitet që të jetë kryenegociator. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori