LAJMI I FUNDIT:

OECD ul parashikimin për rritjen e ekonomisë botërore

OECD ul parashikimin për rritjen e ekonomisë botërore

Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD) ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë botërore në vitin 2020 nga 3 për qind në 2.9 për qind.

Sivjet rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto botërore pritet të jetë 2.9 për qind nga 3.5 për qind që ishte vjet, përcjell Telegrafi.

Kryeekonomistja e OECD-së, Laurence Boone, u shpreh se ky do të jetë ritmi më i ngadalshëm i rritjes në dekadën e fundit.

OECD u shpreh se kërkohet veprim i guximshëm për të përballuar nivelet e larta të pasigurisë përpara të cilave gjenden bizneset dhe ndryshimet themelore që po ndodhin në ekonominë botërore.

Parashikohet se vitin e ardhshëm dhe në 2021-shin, rritja e ekonomisë amerikane do të ulet në 2 për qind. /Telegrafi/