LAJMI I FUNDIT:

Odegaard bëhet objektiv i Arsenalit

Odegaard bëhet objektiv i Arsenalit
Martin Odegaard (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Real Madridit, i huazuar te Real Sociedadi, Martin Odegaard është bërë një objektiv për Arsenalin.

Sipas mediumit El Desmarque, trajneri i Topçinjve, Unai Emery dëshiron që norvegjezi të zëvendësojë Mesut Ozilin verën e ardhshme.


Odegaard, 20 vjeç, duket se më në fund e ka gjetur formën e tij pas huazimit te Sociedadi, pasi ishte nën hije që kur u transferuar te Reali si 15-vjeçar.

Shkëlqeu në fillim të sezonit, Reali fillon bisedimet për t’ia vazhduar kontratën talentit Odegaard
Lexo po ashtu Shkëlqeu në fillim të sezonit, Reali fillon bisedimet për t’ia vazhduar kontratën talentit Odegaard

Koha e tij në akademi nuk ishte më e mira, por huazimet në Holandë me Heerenveenin dhe Vitessen ndihmuan atë për të siguruar një transferim te gjigantët e La Liga, Sociedad këtë verë.

Odegaard po shkëlqen te Sociedadi (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Ai që nga ajo kohë ka qenë në formë të frikshme, duke shënuar dy herë dhe asistuar një herë në vetëm gjashtë paraqitje te klubi bask.

Kështu, Arsenali tani thuhet se po shikon ta sjellë Odegaard në Ligën Premier vitin e ardhshëm. /Telegrafi/